Kosova pushton ballinat e mediave të huaja: Kosovarët dëshmojnë mikpritjen

Share Messenger

Me mikpritjen që ua ka bërë tifozëve dhe lojtarëve anglezë, Kosova e ka dëshmuar se është një prej vendeve më miqësore. Mediumi i njohur anglez, BBC, në shkrimin e tyre të fundit të vendosur në ballinë, po thotë se një prej vendeve më të reja në Europë e ka demostruar se si duhet pritur lojtarët.

Redaktori i BBC’së për sport, Phil McNulty ka shkruar për pritjen emocionuese që i është bërë Anglisë me të mbërritur në Kosovë, ndërsa ka publikuar edhe banerët me mesazhe mikpritëse.

“Shfaqet Raheem Sterling në aksion, në fanellën e Anglisë, i shoqëruar me fjalët që e ndezin natën në qytetin plotë jetë: ‘Mirëserdhe Vëlla’”, shkruan mediumi anglez.

Tutje, është krahasur edhe pritja që u bë në Mal të Zi e Bullgari, ku lojtarët u fyen me shprehje raciste, gjë që assesi nuk ndodhë në Kosovë.

“Ky është një demonstrim tipik kosovar për faktin se lojtarët e Anglisë do të mirëpriten këtu në një mënyrë që nuk i ka ndodhur në Mal të Zi dhe Bullgari, ku pjesëtarët e skuadrës së trajnerit Gareth Southgate ishin subjekt i abuzimeve raciste”, vijon më tej ky medium.

Shkrimin e plotë të BBC e gjeni KËTU.

Ndërkaq, përveç këtij mediumi, artikuj Kosovës sot i kanë kushtuar edhe plot media tjera presitigjioze si The Guardian dhe Daily Mail.

Ndryshe, sonte prej orës 18:00 pritet të shihet se cila prej këtyre përfaqësueseve do të marrë pikët në ‘Fadil Vokrri’.

Kujtojmë se Kosova e ka edhe një mundësi për kualifikim në Euro 2020, kjo përmes ndeshjes gjysëmfinale në Ligën e Kombëve, ku do të përballet me Maqedoninë Veriore./

Share Messenger

Më të lexuarat