Kosova i kalon 1000 të infektuar me Koronavirus, 772 të shëruar dhe 29 humbën jetën

Share Messenger

Numri i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 1,004, ndërsa deri tani janë 772 të shëruar, dhe 29 viktima.

Gjatë fazës së dytë të lehtësimit të masave, numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë filloi të bëhet paksa shqetësues, derisa pritej një vlerësim i situatës për të ditur nëse do vazhdohet me tjera masa apo do ktheheshin masat strikte.

Në njoftimin e fundit të IKSHPK, është konfirmuar vetëm një rast pozitiv, derisa nuk është raportuar për ndonjë të shëruar. Komunat që kishin numrin më të madh të infektuarve, tani kanë filluar të konfirmojnë se shumica e tyre janë të shëruar.
Njëlloj ndodhi edhe me Ferizajin, ku deri tani janë shënuar 134 raste ndërsa janë shëruar 97 persona.

Pas Ferizajit, vie Prizreni e Prishtina, me nga 67 të shëruar. Në Kosovë, tani janë rreth 203 raste aktive me koronavirus.

Share Messenger

Më të lexuarat