Kosova e mbyll ciklin eliminator për ‘Euro 2020’ me humbje të thellë nga Anglia

Share Messenger

Kosova e ka mbyllur ciklin eliminator për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’ me një humbje të thellë nga Anglia.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë, Kosova është mposhtur me rezultat të thellë 0:4.

Harry Winks (’32), Harry Kane (’79), Marcus Rashford (’83) dhe Mason Mount (’90) shënuan golat për skuadrën e Gareth Southgates.

Image
Edhe Kosova kishte disa gjysmë-raste, por që futbollistët u treguan jo-efektivë para portës së Pope.

Kështu, Kosova e mbyll ciklin eliminator në grupin A me 11 pikë të tubuara në grupin A.

Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm dhe stadiumi Fadil Vokrri si gjithmonë ishte i stërmbushur.

Share Messenger

Më të lexuarat