Me kontratën e re te Chelsea, James do të bëhet mbrojtësi më i paguar në histori të klubit

Share Messenger

Reece James raportohet se është afër rinovimit të kontratës me Chelsean.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka kontratë edhe për tri sezone, por klubi anglez dëshiron ta “blindojë” atë edhe për më gjatë .
James ishte përsëri një lojtar kyç për Chelsean gjatë sezonit 2021-22, duke bërë 39 paraqitje në të gjitha garat. Ai kontribuoi me gjashtë gola dhe dhjetë asistime.

Sipas “Telegraph”, 22-vjeçari me kontratën e re do të bëhet mbrojtësi më i paguar në histori të klubit nga Londra.

Reprezentuesi i Anglisë thuhet se do të fitojë 250 mijë funte në javë, teksa do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2028.

Zyrtarizimi i marrëveshjes raportohet se do të bëhet brenda kësaj jave.

Share Messenger

Më të lexuarat