Konjufca reagon përsëri ndaj Valdete Dakës: Është përbetuar për ta eliminuar Albin Kurtin

Share Messenger

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca ka reaguar sërish pas zhvillimeve të reja në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve(KQZ) duke vazhduar e thelluar linçimin e kryetares së këtij institucioni, Valdete Dakës.

Ish ministri i Punëve të Jashtme ka thënë se qëllimi është “eliminimi” i Albin Kurtit nga gara zgjedhore, duke mos besuar që çështja është thjesht zbatimi i ligjit dhe Kushtetutës.

“Sot u pa qartë për çka e pata fjalën pardje kur thashë që Valdete Daka është koka e planit për stopimin e VV-së dhe të Albinit. I ftoj tash të gjithë ata që dje i thonin VV-së “të respektohet ligjshmëria”, këtë parim ta thonë edhe një herë e me zë të lartë tash që Zyra e Pavarur e Certifikimit i dha të drejtë Albin Kurtit. Nëse ky rekomandim nuk zbatohet, atëherë kush nuk po i zbaton vendimet “veç kur nuk po i konvenojnë”? VV-ja a Valdete Daka?”, ka shkruar Konjufca.

Ndryshe kjo nuk është hera e parë që Konjufca ka sulmuar kryetaren e KQZ’së, Valdete Daka, pasi një akuzë të tillë e ka bërë edhe një herë brenda kësaj jave.

Më poshtë keni reagimin e tij të plotë.

Share Messenger

Më të lexuarat