Konjufca pret kongresmenin amerikan, Ritchie Torres, kujton fjalimin e tij për Kosovën në Dhomën e Përfaqësuesve

Share Messenger

Kryeparlamentari Glauk Konjufca i ka uruar mirëseardhje kongresmenit amerikan, Ritchie Totrres në Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Konjufca në shkrimin e tij thekson se kongresmeni Torres është një mik i madh i shtetit të Kosovës.

Tutje kryeparlamentari Konjufca ka kujtuar fjalimin e kongresmenit Torres për Kosovën në Dhomën e Perfaqësuesve.

“Gjatë një fjalimi të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, Torres kishte thënë: “Kosova ka ndërtuar një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës SHBA-ja e ka vend të veçantë. SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në Evropën Jugore se Kosova dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në” shkruan Konjufca.

Postimi i plotë i Konjufcës:

I dëshirojmë mirëseardhje kongresmenit amerikan Ritchie Torres në Kosovë.

Kongresmeni Torres është një mik i madh i shtetit tonë.

Gjatë një fjalimi të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, Torres kishte thënë: “Kosova ka ndërtuar një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës SHBA-ja e ka vend të veçantë. SHBA-ja
nuk ka mik më të mirë në Evropën Jugore se Kosova dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në”.

Share Messenger

Më të lexuarat