Konjufca: Kuvendi t’ia heq vijat e kuqe Thaçit

Share Messenger

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha sot në një konferencë për medie që Kuvendi duhet të ja heq presidentit Thaçi vijat e kuqe, për të cilat Thaçi tha se nuk ka me Serbinë raporton “Zeri.info”.

Ai tha se është shqetësuese që nuk ka vija të kuqe me Serbinë, sepse sipas tij kjo nënkupton që çka do mund të diskutohet në tavolinën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dialogu po ndryshon vetëm sepse Thaçi e ka ndryshuar postin e tij politik. Kjo është e pa pranueshme për ne dhe duhet të ndalet. Tash e pamw që presidenti ja hoqi vijat e kuqe edhe Serbisë. Vetëvendosje mendon që tash kur ai i hoqi këto vija, parlamenti duhet të ja heq këto vija presidentit”, theksoi Konjufca.

Ndërsa duke folur për vijat e kuqe me Serbinë, Konjufca radhiti të parën funksionimin e shtetit të Kosovës, e cila sipas tij duhet të jetë pika kryesore e kuqe e dialogut me Serbinë.

“Secili politikan që do të i ofrohej të e udhëheq dialogun me Serbinë do hezitonte me qenë pjesë e dialogut, është vetëm një politikan që po vrapon që të jetë në krye të dialogut. E ai është presidenti i Kosovës. Kjo tregon që ai këtë proces e ka jetike”, tha ai, raporton “Zeri.info”.

Sipas Konjufcës Thaçi po shpreson që duke e udhëhequr dialogun të e shtyjë punën e Gjykatës Speciale.

“Krejt kjo po ndodh nga ardhja në shprehje e funksionimit të Gykatës Speciale”, tha mes tjerash Konjufca.

Ndërsa duke folur për qëndrimet e Serbisë në dialog ai tha se Serbia duhet të zgjedh ose Bashkimin Evropian ose Kosovën.

“Serbia të zgjedh Bashkimin Evropian dhe Kosova të mos i jap asgjë Serbisë. Ky është pozicioni i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kjo gjë besoj është e pranueshme nga të gjithë”, tha ai.

Ai mes tjerash tha se Vetëvendosje nuk shkon në dialog nëse nuk ka vija të kuqe me Serbinë.

Share Messenger

Më të lexuarat