Komuna e Prishtinës ndërmerr aksion për lirimin e hapësirave publike

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është duke marrë veprime për t’i liruar hapësirat publike.
Këtë e bëri të ditur nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, i cili tha se ky është një ndër prioritetet e qeverisjes së Ramës.
“Hapësirat publike po lirohen. Ky është prioritet i qeverisjes sonë”, shkroi ai në Twitter.
Zogaj publikoi edhe disa fotografi nga ky aksion, ku shihet se si largohet një orë e vendosur nga kompanitë private në oborrin e Kampusit Universitar.
Hapësirat publike po lirohen! Ky është prioritet i qeverisjes sonë. #Prishtina pic.twitter.com/VdfQ2oeB2o
— Alban Zogaj (@albanzogaj) April 4, 2022