Kombëtarja e Anglisë vjen me mesazh: Çfarë mikpritje, faleminderit Kosovë

Share Messenger

Kombëtarja e Anglisë është befasuar me mikpritjen që ju është bërë nga tifozët ‘Dardanët’ mbrëmë gjatë ndeshjes në ‘Fadil Vokrri’.

Ani pse Anglia ishte favorit në këtë ndeshje dhe pritej fitorja, tifozët e Kosovës organizuan një mikpritje të madhe në shenjë falënderimi për atë që bëri dikur Anglia për Kosovën para dy dekadave.

Për mikpritjen ka reaguar edhe faqja zyrtare e Kombëtares së Anglisë në Twitter.
“Çfarë mikpritje. Faleminderit Kosovë”, kanë shkruar ata, transmeton Gazeta Metro.

Lojtarët, trajneri, gazetarët dhe tifozët kanë qenë shumë falënderues për tifozët kosovar duke thënë se askund nuk e kishin përjetuar një gjë të tillë.

Kujtojmë se Anglia mbrëmë fitoi në Prishtinë kundër Kosovës me rezultat 0-4 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.

Share Messenger

Më të lexuarat