Komandant Nasimi bleu veç 220 hektarë nga privatizimi, Ramush Haradinaj bleu me privatizim 200 hektarë tokë

Share Messenger

Përveç, Ramush Haradinajt, edhe një komandant tjetër i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka blerë tokë të shtetit nga Agjencia e Kosovës për Privatizim.

Bëhet fjalë për kushëririn e Ramushit, Nasim Haradinajn, i cili në deklarimin e pasurisë së tij tregon se vitin 2004 ka blerë 220 hektarë tokë nga privatizimi.

Këta hektarë tokë, Haradinaj i ka deklaruar tek pjesa e pasurisë së paluajtshme me vlerë prej 3 milionë e 300 mijë euro, raporton Gazeta Express.

Megjithatë kjo nuk dihet nëse është vlera me të cilën Haradinaj ka blerë tokën e shtetit, apo shuma që Nasim Haradinaj tashmë vlerëson pronën e blerë në vitin 2004.

Me vlerën e deklaruar nga Nasim Haradinaj, i bie që një ari tokë të kushtojë vetëm 150 euro.

Tokë nga privatizimi ka blerë edhe kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj.

Sipas deklarimeve të ish-shefit të AKP-së, Blerim Rexha, gjatë raportimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, toka e shtetit është dhënë pothuajse falas.

Kryetari i AAK’së në deklarimin e pasurisë në Agjensinë Kundër Korrupsion të vitit 2019 ka deklaruar pasuri të paluajtshme tokë kodrinore prej 200 hektarësh të blerë në privatizim në vitin 2009 në vlerë 75 mijë euro, e që I bie 3 euro e 75 cent arin, raporton Gazeta Express.

Haradinaj deklarimin e pasurisë e ka bërë në kohën sa ishte kryeministër i Kosovës, ndërkaq për tokën e blerë me privatizim e ka deklaruar në pronësi të përbashkët.

Në pasuritë tjera të paluajtshme të kreut të AAK’së figurojnë edhe tokë-truall 21.50 ari, shtëpi banimi 950 metra katrorë, shtëpi familjare 800 metra katrorë, si dhe banesë 213 metra katrorë.

Haradinaj kishte thënë në mars të vitit 2016 se tokën prej 200 hektarësh e kishin riblerë

Share Messenger

Më të lexuarat