As Koeman nuk po i “bie në fije” Griezmannit

Share Messenger

“Nuk mund ta vendosësh një lojtar që e blini 120 milionë euro në një pozicion që nuk është i tij”, ishin fjalët e Ronald Koeman për Antoine Griezmannin, me të arritur në Barcelonë.

Por, siç duket, tani për tani, as Koeman nuk i ka “ra në fije” se ku do ta vendosë dhe ku Griezmann mund të japë më të mirën në fushë.
Të paktën kështu sipas Antoine Griezmann që në njëfarë mënyre ka thumbuar skuadrën e tij për trajtimin që i është bërë, sipas të cilit, nuk po e vendosin mirë në fushë.

Që nga transferimi në Barça, ka kaluar nëpër tre trajnerë të cilët e kane vendosur atë në tri pozita të ndryshme si sulmues i majtë, qendërsulmues, sulmues i djathtë.

Dëshira e tij është që të luaj në mes, por as Ernesto Valverde, Quique Setien dhe as tani Ronald Koeman nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Sa herë luan me Francën, Griezmann duket një tjetër lojtar në fushë dhe sulmuesi thotë se kjo falë edhe trajnerit, Didier Deschamps.

“Unë jam i lumtur, kur trajneri e di ku të më pozicionoi mua”, u deklarua Griezmann pas ndeshjes me Kroacinë.

“Jam duke e shijuar këtë moment me kombëtaren, pozita që po e luaj këtu dhe përkrahja nga trajneri dhe bashkëlojtarë”, vazhdoi ai.

Marrëdhënia në mes ish-sulmuesit të Atletico Madrid dhe Koeman është në errësire që nga ndeshja kundër Sevillas në Camp Nou, pas ndeshjes trajneri holandez e kritikoi publikisht 29-vjeçarin.

“Sot ai kishte dy shanse të arta, duke pasur parasysh kualitetin e tij, ai është dashur të shënoi njërën nga to”, kishte thënë Keoman pas barazimit me Sevillen.

Francezi u transferua te skuadra blaugranase gjatë vitit 2019 për 120 milionë plus bonuse.

29-vjeçari numëron gjithsej 51 paraqitje, ka kontribuar me 15 gola dhe 4 asiste.

Share Messenger

Më të lexuarat