Koeman me kritika për lojtarët pas ndeshjes

Share Messenger

Barcelona arriti të kalojë në raundin tjetër të Kupës së Mbretit, pasi eliminoi ekipin e Ligës së tretë, Cornellan, me rezultat 2:0.

Por, ky eliminim nuk erdhi aspak lehtë. Katalunasit u desh të djersiteshin për 120 minuta për të fituar ndeshjen. Rezultati pas 90 minutave ishte i barabartë, kurse në shtesa vendosën golat e Dembeles dhe Braithwaite.

Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman pati kritika për lojtarët e tij

“Unë nuk e kuptoj këtë gjë, pasi që normalisht ka lojtarë të mjaftueshëm që mund të shënojnë penallti. Ndoshta ata po frikësohen, nuk e di. Disa lojtarë kanë dështuar, dhe pas të gjithave, nëse ju shënoni të paktën njërën nga penalltitë mund të qetësoheni”, u shpreh ai.

Holandezi tha se është e papranueshme që një klub si Barcelona të humbas dy penallti.

“Ju nuk mund t’i humbisni dy penallti si një lojtar i Barcelonës. Nuk tregoni aspak seriozitet” – theksoi Koeman.

Barcelona në La Liga nuk ka ecur aq mbarë pasi ka 34 pikë pas 18 xhirove, duke u renditur e treta dhe me 10 pikë më pak se Atletico Madridi, që prin në tabelë, e që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Share Messenger

Më të lexuarat