Klubi gjerman ndërpret stërvitjet, tre persona rezultojnë pozitivë me koronavirus

Share Messenger

Klubi i kategorisë së tretë gjermane, Kaiserslautern, ka pezulluar stërvitjet gjatë ditës së djeshme, derisa tre persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Klubi ka njoftuar se personat e infektuar janë vetizoluar në shtëpitë e tyre.

“Si pasojë e këtyre rasteve, FC Kaiserslautern duhet të ndërpresë stërvitjet e datës 20 maj 2020. Vendimi u mor pasi drejtuesit u këshilluan me specialistët e Departamentit Gjerman të Shëndetësisë. Tre personat e prekur do të ritestohen për të verifikuar rezultatin e analizave të para. Lojtarët që dyshohet se kanë ‘COVID-19’ janë të izoluar në shtëpitë e tyre”, thuhet në njoftimin e Kaiserslauternit.

Share Messenger

Më të lexuarat