Klopp shumë nervoz pas barazimit me Brighton, intervista e tij po bën xhiron e botës

Share Messenger

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk e ka pritur aspak mirë barazimin ndaj Brightonit.

Ai pas ndeshjes ndeshjes për BT Sport është parë shumë i acaruar dhe duket se në këtë ka ndikuar paksa edhe humbja në mesjavë nga Atalanta në Ligën e Kampionëve.

Rezultati në Annex stadium, barazimi, lëndimi i James Milner, dy golat e anuluara nga VAR dhe penalltia në fund për Brighton, kanë bërë që Klopp të shfaqet tejet i nervozuar gjatë intervistës.

Klopp pas disa pyetjeve të gazetarit Kelly humbet kontrollin duke e akuzuar BT Sport për cakimin e orarit të ndeshjeve së skuadrës së tij.

“Unë mendoj se ishte penallti, pasi gjyqtari ashtu e akordoi. Mo Salah ishte në pozitë jashtë loje, pasi gishti i tij ishte më i avancauar (këtë gjermani e thoshte me ironi), prandaj vendimet e gjyqtarëve ishte të mira”, deklaroi Klopp..

Gjatë intervistës, Klopp po ashtu kritikoi edhe homologun e tij në Shefield United, Chris Wilder, i cili ka votuar kundër pesë zëvendësimeve në Premier Ligë.

Kjo intervsitë e Kloppit është bërë virale në rrjetet sociale, pasi trajneri gjerman me ironi e thoshte se vendimet e gjyqtarëve ishin të duhurat dhe akuzoi BT Sport për orarin e ndeshjeve.

Liverpooli luajti baras me Brighton Hove Albion me rezultatin 1:1. Momentalisht renditet në pozitën e parë me 21 pikë, një më shumë se sa Tottenham që sot do ta zhvillojë ndeshjen me Chelsea me fillim të orës 17:30.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=370997730669281

Share Messenger

Më të lexuarat