Klopp e ka një lajm të keq për Real Madridin!

Share Messenger

Jurgen Klopp i ka lumturuar fansat e Liverpoolit me lajmin e fundit që ka dhënë në konferencë para ndeshjes finale të kupës ndaj Chelseat.

Trajneri gjerman ka thënë se Fabinho është e sigurt se do të jetë i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

“Patëm dyshime, por ajo që mund të them tani është se Fabinho do të luan në finalen e Ligës së Kampionëve. Por, para finales së Parisit, kemi rastin të fitojmë në “Wembley”. Ai është një rast masiv për ne. Chelsea është një skuadër e trajnuar shumë mirë. Ata luajnë një sistem të ngjashëm me ekipet e tjera, por janë në një nivel tjetër. Të organizuar në mbrojtje – të talentuar në sulm dhe me shumë opsione në skuadër. Chelsea di të luaj në finale, por edhe ne jemi mësuar” ka thënë Klopp./

Share Messenger

Më të lexuarat