Kloop thotë se nuk e ndal futbollin për koronavirusin

Share Messenger

Koronavirusi ka bërë që shumë kampionate në botë të ndërpresin aktivitetin futbollistik.

Së fundi, Serie A ka marrë vendim që të anulohen disa ndeshje, ndërsa disa të tjera të luhen pa tifozë.

Jurgen Klopp ka dalur me një mendim rreth kësaj teme.

Trajneri i Liverpoolit ka deklaruar se nuk duan që ta ndalin futbollin për shkak të këtij virusi.

“Ne e marrim shumë seriozisht, por nuk mund të shmangim tani gjithçka. Nuk është problem për futbollin, por për shoqërinë. Shpresojmë që njerëzit më të zgjuar të gjejnë zgjidhjen për këtë. Ne nuk mund të iu themi njerëzve që mos t’i shtrëngojnë duar. Ne e kemi marrë seriozisht, por nuk çmendemi nga informacionet për këtë virus” ka thënë Klopp.

Share Messenger

Më të lexuarat