Kjo shqiptare do të përfaqësojë SHBA-të në konkursin botëror të…

Share Messenger

Në Orlando, gjatë datave 8-13 gusht, 2017 organizohet konkursi për të zgjedhur vajzën më të bukur që do të përfaqësojë Amerikën në Miss Bota.

Këtë herë, në Miss America’s World, Florida do të përfaqësohet nga një vajzë nga Shqipëria që jeton prej vitesh në tokën e ëndrrave, Leila Kraja. Me një bukuri të veçantë, me forma mesdhetare në një trup elegant, vajza e qeshur nga Shqipëria ka hyrë në finalen e konkursit të madh të bukurisë.

Miss America’s World ka qëllim shfrytëzimin e bukurisë për qëllime humanitare dhe promovimin e humanitarizmit dhe jetës së shëndetshme. Miss World zhvillohet prej shumë vitesh dhe vajzat amerikane e kanë fituar tre herë atë.

Përfaqësuesja nga Shqipëria edhe pse jeton në Florida kthehet shpesh në Shqipëri dhe po të shohësh profilin e saj ruan miqësinë aktive me shumë miq nga Shqipëria./Revista Class/

Share Messenger

Më të lexuarat