Kjo është kosovarja e parë që diplomoi në Akademinë Ushtarake të SHBA-së

Share Messenger

Arelena Shala nga Prizreni është kosovarja e parë që u diplomua në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

Shala edhe në vitin e kaluar kishte arritur sukses në Amerikë.

Kadetja Shala ishte përzgjedhur rreshtere majore në Akademinë Ushtarake më prestigjioze “West Point” në SHBA.

Arelena aspiron ta nisë karrierën e saj si oficere e inteligjencës ushtarake në Ushtrinë e Kosovës, ku synon të drejtojë një përpjekje ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit në peizazhin e sigurisë në Ballkan.

Ajo u internua në Institutin për Teknologji Kreative, Universiteti i Kalifornisë Jugore, ku ajo punoi me një ekip të Navy SEAL në zhvillimin e metodave me bazë video, të rindërtimit tre-dimensionale të mjediseve për të përmirësuar aftësitë e inteligjencës ushtarake. Ajo studioi arabisht në Marok dhe punoi në projekte vullnetare në Gambia.

Share Messenger

Më të lexuarat