Kjo është gjendja e Shefqet Krasniqit pas infektimit me COVID-19

Share Messenger

Prej të dielës, hoxha Shefqet Krasniqi është i shtrirë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të infektimit me COVID-19.

Lajmin për gazetën e ka konfirmuar infektologu në këtë klinikë, Izet Sadiku.

Ai ka thënë se gjendja e Krasniqit është stabile dhe se ai së shpejti do të lirohet nga klinika.

“Gjendja e tij është stabile. Ai është mirë. Nuk është me oksigjen e asgjë dhe do të lirohet në shtëpi”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, edhe infektologia Arjeta Zogaj-Berisha ka thënë për Express se gjendja e Krasniqit është e mirë dhe se ai do të lirohet ditën e nesërme nga klinika.

Ajo është shprehur se Krasniqi ende nuk ka rezultuar negativ për koronavirusin, por që për shkak të gjendjes së mirë shëndetësore do të lirohet për në shtëpi.

“Gjendja e tij është shumë e mirë. Ai është i shtrirë në repartin E. Nesër do ta lirojmë në shtëpi. Ai ende nuk ka rezultuar negativ”, ka thënë ajo.

Share Messenger

Më të lexuarat