Kim i përgjigjet personalisht Donald Trump: Do ta paguash shtrenjtë!

13 Shares Share Messenger

“Fjalimi i marrë i Donald Trump në Kombet e Bashkuara e kanë bindur edhe më fort Korenë e Veriut se zhvillimi i armëve të saj bërthamore është vendimi i duhur”.

Ky ishte reagimi i udhëheqësit suprem të vendit komunist, g, që iu adresua vendit përmes agjencisë shtetërore duke komentuar deklaratat e Donald Trump.

Përmes një deklarate personale të transmetuar anglisht, në gjuhën e Presidentit amerikan, në agjencinë shtetërore të lajmeve KCNA dhe e pashembullt viteve të fundit në vendin hermetik komunist, Kim Jong-un u zotua se “Donald Trump do ta paguajë shtrenjtë për komentet e bëra së fundi në OKB”.

Ndër të tjera, Trump tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta shkatërronin plotësisht Korenë e Veriut nëse do të detyroheshin prej kësaj të fundit për të mbrojtur vetveten dhe aleatët e Uashingtonit në rajon.

“Fjalët e Donald Trump më bindin më fort dhe jo të më trembin, se rruga që kam zgjedhur është ajo e duhura dhe e vetmja që do të ndjek deri në frymën time të fundit. Tani që Trump mohoi ekzistencën dhe më ofendoi mua dhe vendin tim në sy të botës përmes deklaratave më të egra për luftë të bëra ndonjëherë, Koreja e Veriut po konsideron masat më të forta dhe të rrepta si kundërpërgjigje për ta detyruar Donald Trump të paguajë shtrenjtë për fjalimin e tij”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e shpërndarë nga KCNA.

Share Messenger

Më të lexuarat