Kim Jong-un detyron ushtarët e uritur të vjedhin dhe hanë misër

Share Messenger

Ushtarët e uritur në Korenë e Veriut janë urdhëruar të vjedhin misër nga arat që të luftojnë urinë dhe të ruajnë fuqinë për të luftuar, pasi që “lufta është e pashmangshme”, shkruan e përditshmja angleze Telegraph duke iu referuar të përditshmes “Daily North Korea”.

Zyrtarët ushtarakë i kanë urdhëruar ushtarët, të lodhur pas trajnimit, të hanë misër nëpër fusha pasi që lufta është e pashmangshme, ka bërë të ditur një burim i paidentifikuar nga provinca Hamgong e Koresë së Veriut, transmeton Telegrafi.

Ata madje kanë kërcënuar ushtarët duke u thënë: “nëse qëndroni të uritur edhe pse ju kemi urdhëruar të hani misër, do të ballafaqoheni me probleme të shumta”, ka shtuar burimi.

 

Share Messenger

Më të lexuarat