Khabib u pasurua edhe me shumë miliona euro

Share Messenger

Mbrojtja e titullit në UFC 254 me fitore ndaj Justin Gaethje e ka bërë edhe më shumë miliona luftëtarin nga Dagestani, Khabib Nurmagomedov.

Nurmagomedov ka fituar në përballjen e zhvilluar në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi apo më saktë në vendin e quajtur Fight Island.

Raundi i parë prej pesë minutave ishte thuajse i barabartë me Khabib për një nuancë më të mirë, ndërsa i dyti ishte vendimtar në këtë përballje dhe Nurmagomedov tregoi forcën.

Pas disa goditjeve nga të dy luftëtarët, Nurmagomedov e lidhi mirë Gaethjen me këmbë deri sa e la pa ndjenja në oktogon dhe gjyqtari ia dha fitoren.

Kjo fitore ka bërë që luftëtari nga Dagestani të fitojë shumë miliona euro, apo rreth dy herë më shumë se rivali i tij amerikan.

Sipas mediave britanik, Khabib pas fitores ka fituar tetë milionë dollar të garantuara dhe rreth 12 milionë euro nga të drejtat televizive, duke quar totalin e fitimeve në 20 milionë dollarë.

Në anën tjetër, Gaethje ka fituar rreth 7 milionë dollar, me 5 milionë të garantuara, 1 milion nga UFC dhe rreth 1 milion nga të drejtat televizive

Share Messenger

Më të lexuarat