Khabib tregon pse Cristiano e la Juventusin

Share Messenger

Dyshja e njohur janë shokë shumë të ngushtë

Rikthimi i Cristiano Ronaldon në Manchester United para disa dite para se të mbyllej afati kalimtar i verës ishte njëra prej lajmeve kryesore.

36 vjeçari ka qenë i lidhur edhe me kalim të rivalët e United, Manchester City, por ai në fund shkoi në skuadrën e kuqe të Manchester pas një kthese dramatike që bëri City duke u larguar nga gara për nënshkrimin e tij.

Ronaldo i ka thënë lamtumirë Juventusit për t’u kthyer në Old Trafford, por nuk ka dhënë një shpjegim se pse është larguar nga skuadra italiane, ku kishte kaluar tri vite fundit.

Megjithatë, luftëtari i UFC-së dhe shoku i ngushtë i Ronaldos, Khabib Nurmagomedov ka thënë që sulmuesi portugez është larguar nga Juventusi për shkak se ai ishte mërzitur aty.

“Nuk do të dëshiroja që ta tregoj bisedën private më të. Mirë, ai me tha mua që ishte i mërzitur në Itali dhe që ai dëshironte të kalonte në Angli”, ka thënë Khabib për Sport24.

“Unë po ashtu jam tifoz i futbollit italian, (por me) Premier Ligën nuk kisha ndërruar asgjë. Çdo skuadër atje bënë show”.

Kur është pyetur për ta bërë një krahasim në mes të Ronaldos dhe Lionel Messit, Khabib tha që ata janë të dy lojtarët janë të mëdhenj, por shoku i tij është më shumë karizmatik.

“Cristiano është në kulmin e futbollit për 17 vite”, tha rusi.

“Më 2004 ai ishte në një finale të një kampionati europian dhe tani është 2021 dhe ai ende shënon gola”.

“Nuk ka pasur kurrë një fenomen të tillë në futboll…mendoj që Messi është në kulmin e karrierës së tij që 12 vjet kurse Cristiano 17 vjet”.

Share Messenger

Më të lexuarat