Këto janë fjalët e Batatinës pas eliminimit të Llapit

Share Messenger

Llapi nuk ka arritur ta realizojë rikthimin e madh ndaj Buducnostit dhe kështu eliminohet nga garat evropiane.

Ekipi kosovar barazoi 2:2 në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, duke u eliminuar, pasi në ndeshjen e parë në Podgoricë pësuan 2:0.

Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Batatina falënderoi të gjithë për përkrahjen, teksa analizoi edhe ndeshjen.

“Dua të falënderoj kombin shqiptar, të gjitha tifozeritë që ishin prezent dhe na përkrahën. Nuk mund ta përshkruaj emocionin sot në “Fadil Vokrri”. U munduam të bëjmë maksimumin në këtë ndeshje, goli i parë i hershëm na prishi planet tona. Nëse nuk e kishim pranuar golin e dytë, mund ta kishim rikthyer. Djemtë dhanë gjithçka nga vetja. Fati nuk ishte me neve në ndeshjen e parë”, tha Batatina.

Share Messenger

Më të lexuarat