Këto janë atletet e Kanye West që u shitën për 1.8 milionë dollar

Share Messenger

Kur shtëpia e ankandeve Sotheby deklaroi në mes të prillit se atletet e para Yeezy të veshura në publik nga Kanye West do të dilnin në shitje për mbi 1 milion dollarë, shumë njerëz qenë mosbesues.

Nuk pritej që çmimi të tejkalonte rekordin e mëparshëm të atleteve Nike Jordan të veshura nga Michael Jordan në vitin 1985, të cilat u shitën për 615,000 dollarë. Por ja që atletet Nike Air Yeezy 1 Prototypes u shitën për më shumë se 1 milion dollarë.

Në një deklaratë të fundit, Sotheby u shpreh se atletet e tejkaluan vlerësimin e tyre origjinal prej 1 milion dollarësh dhe morën çmimin më të lartë të regjistruar publikisht për çdo palë atlete. Ato u shitën për 1.8 milion dollarë.

Atletet u blenë nga RARES – një platformë investuese që lejon përdoruesit të blejnë dhe të tregtojnë aksione në atlete shumë të kërkuara ose në sasi të limituar. Drejtori ekzekutiv dhe bashkë-themelues i RARES, Gerome Sapp, tha në një deklaratë për shtyp se blerja e atleteve të veshura nga Kanye në Grammy 2008 ishte e ngjashme me blerjen e “një pjese të historisë”.

Ky dizajn debutues i Yeezy, themeluar nga Kanye, nuk u nxorr kurrë në shitje. Por në vitin 2017, një palë u shfaqën në Flight Club për 100,000 dollarë. Atletet Nike Air Yeezy 1 Prototypes janë pjesë e një partneriteti që nuk ekziston më, pasi në vitin 2013 Yeezy zhvendosi partneritetin nga Nike te Adidas.

Adidas e ka vlerësuar bashkëpunimin si “më të rëndësishmin” që ka ndodhur ndonjëherë mes një marke veshjesh sportive dhe një jo-sportisti.

Share Messenger

Më të lexuarat