Këto biznese rihapen të hënën, lëvizja e qytetarëve nga 4 orë në ditë

Share Messenger

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se nga dita e hënë, 18 maj 2020, do të hyjmë në Fazën 2 të lirimit të masave.

Sipas tij, kjo do të thotë hapje më të madhe të ekonomisë dhe rrjedhimisht edhe lëvizje të shtuar të qytetarëve.

Kurti tregon se cilat biznese do të rihapen:

1.Floktarët dhe sallonet e ondulimit
2.Stomatologët dhe fizioterapeutët
3.Tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër
4.Gastronomia (merre-me-vete, take aëay)
5.Transporti hekurudhor
6.Transporti urban dhe ndër-urban (me leje të veçanta)
7.Qendrat e thirrjeve telefonike (me lista të stafit esencial), si dhe
8. Hapja e galerive dhe muzeve.

Do të lejohet dalja dy herë në ditë nga dy orë, sipas shifrës së parafundit në numrin personal të letërnjoftimit.

Dy javët e fundit janë shumë të mira sa i përket luftimit të pandemisë COVID-19, por jo edhe katër ditët e fundit: sonte janë 10 të infektuar e vetëm një i shëruar, dje kanë qenë 18 të infektuar e 19 të shëruar, pardje 8 të infektuar e asnjë i shëruar, kurse para tri ditëve 24 të infektuar e 14 të shëruar.

Prandaj, çdo lëvizje është e arsyeshme vetëm nëse është e domosdoshme. Me kujdes të shtuar të vazhdojmë të mbajmë distancën, të vendosim maska fytyrës e të ruajmë pastërtinë.

Përndryshe, duhet t’i rikthejmë masat rigoroze sepse do të na rikthehet vala e pandemisë së virusit Corona. Por, bashkë, ama vetëm bashkë, do të fitojmë.

Share Messenger

Më të lexuarat