Kështu do të duket vila luksoze e Shaqirit që po kundërshtohet nga fqinjët zviceranë

Share Messenger

Xherdan Shaqiri ka shkaktuar shumë polemika me planin e tij për ndërtimin e një vile tejet luksoze në komunën Rheinfelden, në kantonin Aargau të Zvicrës.Pamje të publikuara nga mediat zvicerane shfaqin planin se si do të duket vila e paraparë të ndërtohet nga futbollisti kosovar i Zvicrës, raporton GE.

Shaqiri është duke planifikuar ta ndërgojë një shtëpi ëndrrash me shumë kate në një sipërfaqe 270 metra katror. Ajo do të përfshirë një pishinë, disa ballkone dhe një oborr të bukur.

Në katin përdhes, vila do ta ketë një garazh për tri makina. Plani është bërë nga arkitekti Ernico Kyburz.

Ndërtimi i vilës është kundërshtuar nga banorët e Rheinfelden, të cilët ankohen se një objekt i madh si ai shkakton mungesë gjelbërimi dhe hije të madhe në lagje, si dhe e pengon dritën e diellit për fqinjët.Por sipas mediave zvicerane, pavarësisht kundërshtimeve të shumta, kërkesa e Shaqirit është duke shqyrtuar nga komuna.

Mundësitë që yllit të Lyonit t’i refuzohet kërkesa për ndërtimin e vilës janë shumë të vogla, sipas 20 Minuten, sepse vila i plotëson kushtet e ndërtimit.Por pritet të ketë vonesa në fillimin e ndërtimit të saj, si pasojë e ankesave.

Share Messenger

Më të lexuarat