Kërkesa e fuqishme e Erdogan në Tiranë: Bëjeni para se të jetë vonë

Share Messenger

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka kërkuar nga qeveria shqiptare t’i japë fund strehimit të gylenistëve në vendin tonë. Erdogan e quajti organizatën FETO një strukturë tinzare që rrezikon sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe nëse nuk merren masa do të tentojë sërish destabilitetin në Turqi.

“Besojmë se edhe miqtë tanë shqiptarë do të kenë parasysh ndjeshmërinë e Turqisë në këtë kuadër më lejoni tju them se lufta kundër organizatës terroriste FETO e cila tentoi një grusht shtei në vendin tonë, sulmoi demokracinë, bombardoi parlamentin dhe kuvendin e Republikës së Turqisë si dhe masakroi popullin tonë është një nga ndjeshmëritë tona, të cilës i kushtojmë vëmëndje të veçantë dhe fatkeqësisht anëtarët e kësaj organizate, edhe pas 5 vitesh nga tentative për grusht shteti në vendin tonë, vazhdojnë të jenë në Shqipëri, të tregojnë ekzistencën e tyre në çdo fushë, në arsim, shëndetësi, institucione fetare dhe në një pjesë të konsiderueshme të sektorit privat.

Një mik i vërtetë është ai që nuk heziton të të thotë të vërtetën edhe kur kjo është e hidhur. Çështjen e FETO-s ne e shohim si parakusht vëllazërie, miqësie dhe partneritetit tonë strategjik që e shprehim sinqersisht të vërtetën. Ashtu si edhe në Turqi, edhe këtu institucionet e lidhura me FETO kanë axhenda të fshehta, ndaj nuk duhet të keni asnjë dyshim se ata me të ardhur koha do të zbulojnë fytyrat e tyre të vërteta dhe atëherë të gjithë do ta kuptojnë.

Njësoj si në Turqi dhe në vende të tjera. Sa më shpejt të shpëtoni nga kjo strukturë helmuese, tradhtare dhe tinzare që përbën kërcënim për sigurinë kombëtare aq me e sigurt do të jetë e ardhmja juaj. Nëse nuk veproni në kohë është e pashmangshme që tentativat e kësaj structure do të përsëriten në Turqi dhe në Shqipëri” u shpreh Erdogan gjatë fjalës që mbajti në parlamentin shqiptar, para deputetëve.

Share Messenger

Më të lexuarat