Kërcënon Vulin : Ushtria gati për urdhra nga presidenti

Share Messenger

Në kanalin zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në “You Tube”, është publikuar një video në të cilën shihen radhët e gjata të ushtarëve të Serbisë.Ministri serb Aleksandar Vulin ka thënë se “xhandarmëria serbe është e gatshme të marrë çfarëdo detyre që do të kërkohet nga presidenti i Serbisë, Aleksnader Vuçiq”.

Kjo deklaratë e Vulin vjen pas paralajmërimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se do të marrë masa ndaj Kosovës pas vendimit për zbatimin e marëveshjes për reciprocitet të targave të automjeteve.Edhe mbrëmë ka pasur raportime të ndryshme se ushtria serbe është afruar në kufirin e Kosovës, meqë në pjesën veriore gjendeshin një numër i madh i Policisë së Kosovës të cilët siguroheshin që të zbatohet marrëveshja.BE’ja dhe SHBA kanë bërë thirrje për shtensionim të situatës, derisa situata po monitorohet edhe nga KFOR-i.

Share Messenger

Më të lexuarat