Kërcënohet shteti gjerman

Share Messenger

Policia gjermane i ka bastisur sot shtëpitë dhe vendet e punës të një polici dhe një personi tjetër të dyshuar për planifikim të “kërcënimit serioz dhe të dhunshëm ndaj shtetit gjerman”, njoftojnë autoritet.

Të dyshuarit kishin druajtur se politikat e Gjermanisë për refugjatët do ta rrënonin vendin prandaj kishin filluar të ruanin ushqim dhe municion dhe planifikonin sulme, ka thënë Zyra e Prokurorit Federal, transmeton Express.

“Të dyshuarit e shohin krizën, për të cilën druajnë se do të zgjasë, si mundësi për t’i kapur përfaqësuesit e politikave majtiste dhe t’i vrasin me armët e tyre”, ka thënë zyra e prokurorit gjerman.

Nuk është e qartë nëse të dyshuarit janë kapur.

Polici i dyshuar punonte në qytetin lindor Ludwigslust, rreth 150 km në veriperëndim të Berlinit.

Ndaj tij janë nisur masa disiplinore.

Share Messenger

Më të lexuarat