Keqpërdorim i subvencioneve, arrestohen zyrtari komunal në Gjilan dhe një fermer

Share Messenger

Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njësia në Gjilan, ka arrestuar një zyrtar të Drejtorisë së Bujqësisë në Gjilan dhe një fermer, raporton GE.

Zyrtari komunal dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa fermeri për mashtrim. Sipas burimeve të Gazetës Express, të dyshuarit në bashkëveprim, e kanë vendosur parcelën e një personi, pa dijeninë e tij, në aplikacionin për subvencione, konkretisht për grurë.

Rasti është denoncuar pas besimit që kanë krijuar qytetarët nga aksioni “Subvencioni 2021”, i cili la të prangosur mbi 20 persona, shumica nga ta zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë.

Arrestimi ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit zyrtari komunal dhe fermeri janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të dyshuarit dhe viktima janë të nacionalitetit serb.

Share Messenger

Më të lexuarat