Kenia nis vaksinimin, Uganda merr dozat, Kosova bën thirrje për respektim të masave

Kenia, shtet në Afrikë, e ka filluar vaksinimin e grupeve me prioritet kundër sëmundjes Covid-19, ndërsa Uganda, shtet tjetër në këtë kontinent, është furnizuar me mbi 860.000 doza të vaksinës. Ndërkohë zyrtarët shtetërorë në Kosovë vazhdojnë të bëjnë thirrje për respektimin e masave.
Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Keni, Patrick Amoth, ishte i pari që e mori vaksinën për Covid-19 në vendin e tij. “Ndihem për mrekulli që e kam marrë vaksinën dhe u bëj thirrje punëtorëve shëndetësorë që të mos frikësohen. Vaksina është e sigurt”, tha ai.
Grupe me prioritet për t’u vaksinuar të parët në Keni janë punëtorët në repartet e kujdesit intensiv në spitale dhe studentët e vitit të fundit të mjekësisë, shkruan The Guardian.
Deri më tani, Kenia, shtet me mbi 52 milionë banorë, ka regjistruar pak më shumë viktima të pandemisë se Kosova – 1.870, ndërsa ka shënuar rreth 107.000 të infektuar.
Dega e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Afrikë ka njoftuar se një numër i konsiderueshëm i dozave të vaksinës është dërguar edhe në Ugandë.
Përmes një postimi në Tëitter, kjo organizatë njoftoi se të premten në Uganë kanë arritur 864 mijë doza të vaksinës anti-covid, ndërkohë në 11 shtete afrikane janë dërguar mbi 11 milionë vaksina.
864,000 #AstraZeneca #COVID19 vaccines arrived in Kampala, Uganda🇺🇬 this afternoon.
11 countries & over 11 million #COVID19 vaccines have been delivered across #Africa through #COVAX so far.
🇬🇭🇨🇮🇨🇩🇳🇬🇦🇴🇱🇸🇬🇲🇸🇸🇺🇬🇷🇼🇰🇪 pic.twitter.com/EoMgRyrlvU— WHO African Region (@WHOAFRO) March 5, 2021