Kandidati për kryetar të Prizrenit Zafir Berisha, takoi mbështetsit e tij në fshatrat Krajk dhe Landovicë!

40 Shares Share Messenger

Pritje masovike në fshatin Krajk të Hasit dhe mbështetje e madhe për kryetarin e ardhshëm të Prizrenit, Zafir Berisha dhe kandidatët për kuvend komunal nga ky rajon, Muhamet Shalaj dhe Kujtim Çoçaj. Ky takim masovik, konfirmoi se instalimi i frymes socialdemokrate, po pranohet edhe në Has, duke u mishëruar kështu me shpirtin solidar të Hasjanëve.

Të krijosh barazi sociale mes njerëzve, fillimisht duhet të jesh solidar, e solidariteti është një nga shtyllat bazë të NISMA për Kosoven, tha Zafir Berisha në hyrje të fjalimit të tij.

Nëse marrim parasysh, papunësinë enorme, fenomen ky që pamvarësisht zotësisë së Hasjaneve për biznesin me të cilin ata mirren, si zanati i furrtarit, megjithatë krijimi i punësimit në këtë lokalitet, do të jetë prioritet për mua si kryetar i ardhshëm i Prizrenit, ngase në Has ka edhe zanatlinjë, e fakultetlinjë të shumtë, vetëm se kërkohet krijimi i kushteve infrastrukturore për ta. Investimi tjetër dhe i domosdoshëm për ju, i piketuar në platformen e NISMA-s, do të jetë ndërtimi i një ure që lidh Hasin me Anadrini, në mënyrë që të krijohet çasje më e lehtë për qytetarët e Hasit.

Ne si NISMË, kemi identifikuar poashtu edhe keqmenaxhimin e impiantit të ujrave të zeza në lokalitetin tuaj, andaj ne do të merremi seriozisht me këtë problematikë. Gjithashtu, me ardhjen time në qeverisje, pretendoj ndërtimin e një qendre stërvitore për vozitësit e rinjë në Prizren, ku ky projekt mendojmë të ndërtohet mes fshatit Gjonaj dhe Zym. Nuk do ta lëmë me kaq do të ketë edhe shumë investime tjera të nevojshme për ju, përfundoi kryetari i ardhshëm i Prizrenit Zafir Berisha.

Kandidati për kuvend komunal, Muhamet Shalaj, potencoi se është e dhimbshme që deri tani fsh. Krajk nuk ka patur asnjëherë përfaqësim në kuvend komunal, derisa në anën tjetër kemi një mal problemesh që me zërin tim në kuvend, do të gjejnë zgjidhje. Kandidati tjetër nga ky lokalitet, Kujtim Çoçaj u kërkoi bashkëvendasëve të tij, që të votojnë Zafir Berishen për kryetar, NISMA-n dhe kandidatët nga Hasi, si alternativa e domosdoshme për Hasin dhe Prizrenin.

Më pastaj, kandidati për kryetar, Zafir Berisha i shoqëruar nga delegacioni i tij, vizitoi edhe mbështetësit e NISMA-s në fsh. Landovicë, ku edhe nga këtu doli mesazhi i mbështetjes për kryetar Zafir Berishen dhe ekipin e tij.

Share Messenger

Më të lexuarat