Kadri Veseli në Vushtrri me premtim për reforma në këtë komunë

Share Messenger

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e ka nisur ditën në Vushtrri. Bashkë me kandidatin e kësaj partie për kreun e Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ai ka takuar përfaqësues të bizneseve nga kjo komunë.

Në një postim në Facebook, Veslei thotë se me qeverisjen e PDK-së në Vushtrri janë bërë shumë ndryshime dhe ka premtuar se reformat, në vecanti në fushën ekonomike do të vazhdojnë.

“Bashkë me kryetarin e ardhshëm të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, patëm një mëngjes pune me përfaqësues të bizneseve, ku diskutuam për projektet e reja që do ta zhvillojnë edhe më shumë këtë komunë. Reformat ekonomike që do i nisim do t’i ndihmojnë bizneset ekzistuese dhe ato të reja që të rrisin numrin e të punësuarve. Vushtrria do ta vazhdojë ndryshimin me qeverisjen e mirë të PDK-së”, ka shkruar Veseli.

Share Messenger

Më të lexuarat