Juventusi rikthehet te fitorja, mposht pastër Cagliarin në shtëpi

Share Messenger

Është mbyllur takimi i javës së tetë në elitën e futbollit italian në mes Juventusit dhe Cagliarit.

“Zonja e Vjetër” është rikthyer te fitorja në Serie A pasi e mposhti me rezultat 2:0 Cagliarin në “Allianz Stadium”.

Dy golat për “Biankonerët” i realizoi ylli portugez, Cristiano Ronaldo.

Fillimisht, portugezi e hapi llogarinë e golave në minutën e 38-të, për ta dyfishuar pas katër minutave.

Me fitoren e arritur sonte, Juventusi ndodhet në vendin e dytë me 16 pikë vetëm një më pak se Milani që është lider.

Share Messenger

Më të lexuarat