Juventusi e nis me fitore, golat e Moratas mposhtin Dinamo Kievin

Share Messenger

Juventusi ka arritur ta mposht si mysafirë Dinamo Kievin me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja nisi më mirë për Juventusin që kishin dy raste të mira që në start me Federico Chiesan dhe Giorgio Chiellonin, por portieri Georgi Bushchan ishte në vend.

Në minutën e 34-të, italianët kishin tjetër rast të mirë, ku Dejan Kulusevski, gjuan bukur me thembër, por sërish portieri ishte në vend.

Pjesa e parë u mbyll me një dominim të Zonjës së Vjetër sa i përket rasteve, por pa gola.

Me të filluar pjesa e dytë, Juventusi gjeti menjëherë golin.

Kulusevski gjuajti bukur, ndërsa nga topi i kthyer Alvaro Morata shënoi për 1-0 në minutën e 46-të.

Sulmi fatal në kopshtin zoologjik të Shangait – vizitorët panë se si arinjtë po e mbysnin punëtorin
Pas golit të pranuar Dimano tentoi të kthehej në lojë, por sulmet e tyre përfundonin në mbrojtjen e Juventusit.

Kur ukrainasit ishin duke sulmuar, Juventusi e gjeti golin e dytë.

Zhvillohej minuta e 84-të, kur Juan Cuadrado harkon bukur në zonë, ndërsa me kohë shënon Morata për 2-0.

Deri në fund kishte vetëm disa gjysmëraste të Dinamos, por Juve u mbrojt mirë dhe mori fitoren.

Share Messenger

Më të lexuarat