Justin Bieber i sëmurë: Po vuan nga kjo sëmundje e rëndë

Share Messenger

Dokumentari i ri i Justin Bieber do të zbulojë betejën e këngëtarit me sëmundjen Lyme. Burime që kanë parë dokumentarin thanë për TMZ se Justin flet për momentin kur mori vesh se ishte infektuar.

Sëmundja “Lyme” ose e njohur ndryshe si “Lyme borreliosis”, është nje infeksion i cili shkaktohet nga bakteria Borrelia dhe gjendet në 25% të njerëzve. Ai shfaqet në formën e njollave të kuqe në lëkurë si dhe shkakton kruarje të shpeshta.

Në një formë më të avancuar, pasojat e saj arrijnë deri në humbje të aftësisë lëvizëse të fytyrës, dhimbje të forta koke, temperaturë e lartë si dhe probleme me zemrën.
Thuhet se Justin u pickua nga insektet që bartin bakterin në fund të verës së 2019-s. Fotot e publikuara në shtator, ku ai shfaqet me serum në krah, janë realizuar pas një trajtimi për sëmundjen.

Justin është i disati person ‘VIP’ që vuan nga sëmundje Lyme. Yolanda Hadid, Ben Stiller dhe Avril Lavigne gjithashtu janë prekur.

Dokumetari i Justin, i titulluar “Justin Bieber: Seasons” do të publikohet përgjatë janarit.

Share Messenger

Më të lexuarat