Jurgen Klopp jep lajmin e hidhur: Ky lojtar do të mungojë deri në vitin 2021

Share Messenger

Jurgen Klopp thotë se ai nuk ka lojtarë të mjaftueshëm për të bërë ndryshime në skuadrën e tij për duelin kundër Ajax, me Thiago Alcantara që do të mbetet jashtë deri në vitin 2021.James Milner u dëmtua në barazimin e së shtunës 1-1 ndaj Brighton, me ç’rast i ka shtuar problemet për Klopp.Klopp shtoi se ish-mesfushori i Bayern Munchen, Thiago do të jetë jashtë fushave deri në vitin e ri me dëmtimin e tij në gju.

“Nuk kam lojtarë të mjaftueshëm për t’i dhënë përparësi”, tha Klopp.“Nuk ka të bëjë me konkurrencën, ka të bëjë me lojtarët. Të shtunën, lojtarët më të mirë luajtën. Kemi disa mungesa si Thiago e Van Dijk. Por, siç e kuptojmë (Thiago) tani ka një problem në gju. Nuk mund të them saktësisht se kur do të jetë mirë, por do të duhen disa javë.”Liverpool do të kualifikohet nga Grupi D nëse shmang humbjen nga Ajax dhe do të jetë fitues i grupit nëse fiton dhe Atalanta nuk arrin të mposhtë Midtjylland.

Share Messenger

Më të lexuarat