John Legend pasi i vdiq djali: Na kanë ndihmuar të gjithë në këtë periudhë të vështirë

Share Messenger

Këngëtari John Legend është i lumtur që ai dhe gruaja e tij Chrissy Teigen kanë arritur të marrin vetën pas humbjes së djalit të tyre Jack, i cili ka lindur i vdekur.

Kjo gjë i bëri më të fortë dyshen, duke përballuar këtë goditje të rëndë, transmeton Indeksonline.

“Chrissy ka ndarë më shumë se unë. Unë jam më i mbyllur. Jo vetëm ne por ka shumë familje në botë që kalojnë të njëjtën gjë” tha këngëtari në një program televiziv.

“Ne ndihemi të lidhur duke e ndarë me njerëzit e tjerë. Mendoj se i ndihmon të gjithë të përballojnë më mirë pikëllimin nëse e dinë që ka edhe njerëz të tjerë që e ndiejnë atë gjithashtu. ”

Chrissy dhe John humbën Jack pas 20 javësh shtatzëni. Çifti ka edhe dy fëmijë të tjerë: vajzën Luna (5) dhe djalin Miles (2).

Share Messenger

Më të lexuarat