Joe Biden: Ka ardhur koha që trupat amerikanë në Afganistan të kthehen në shtëpi

Share Messenger

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka bërë të ditur se trupat amerikanë do të tërhiqen nga Afganistani.

Joe Biden përmes një postimi në Facebook ka thënë se është koha që trupat amerikanë të kthehen në shtëpi.

Ndërsa, në rrjetin social Twitter, ai ka thënë se duhet të përqëndrohen në sifdat e së ardhmen, në vend që të kthehen në luftë me talibanët.

“Ne shkuam në Afganistan për shkak të sulmeve të tmerrshme në 11 shtator që ndodhën 20 vjet më parë. Kjo nuk mund të shpjegojë pse duhet të qëndrojmë atje në vitin 2021. Në vend që të kthehemi në luftë me Talibanët, ne duhet të përqendrohemi në sfidat e së ardhmes”, shkroi ai.

Forcat amerikane kanë qenë në Afganistan që nga viti 2001. Një koalicion i udhëhequr nga SHBA-ja rrëzoi talibanët nga pushteti disa javë pas sulmeve teroriste të 11 shtatorit, 2001 në SHBA nga Al-Kaida, e cila atëherë ishte e vendosur në Afganistan.

Share Messenger

Më të lexuarat