Jennifer Lopez, shihet vetëm në muajin e mjaltit, zbulohet arsyeja pse u largua Ben Affleck

Çifti zgjodhi Parisin për të kaluar udhëtimin e tyre të parë si çift i martuar, së bashku me fëmijët e tyre, ku kanë shijuar shumë ture turistike.
Megjithatë muaji i mjaltit i të porsamartuarve Ben Affleck dhe Jennifer Lopez ka përfunduar, por jo për të dy. Sipas mediave të huaja, Ben Affleck mori rrugën e kthimit për në Amerikë, duke e lënë yllin latin të vazhdonte muajin e mjaltit në Francë me fëmijët e tyre.
Çifti zgjodhi Parisin për të kaluar udhëtimin e tyre të parë si çift i martuar, së bashku me fëmijët e tyre, ku kanë shijuar shumë ture turistike. Megjithatë, Ben Affleck u kthye në Kaliforni për arsye biznesi, më konkretisht për rikthimin e tij si Batman në filmin “Aquaman 2”, raporton dosja.
Megjithatë, duket se JLo nuk ka dashur të kthehet dhe ka vazhduar udhëtimin në Evropës. Ajo është kapur e veshur me një fushtan me lule dhe flokët e saj në një topuz të çrregullt, Lopez shoqëron vajzën e saj 14-vjeçare në një shëtitje në Capri.