Jashari “e dridhë” Skenderajn në tubimin përmbylles të fushatës elektorale!

Share Messenger

Kryetari aktual i Skenderajt Bekim Jashari, ka mbajtur tubimin përmbylles të fushatës elektorale.Në tubim prezent për ta përkrahur atë ishte edhe agja i tij Rifat Jashari dhe familjarë të tjerë.Jashari u zotua para pjesëmarrësve se do ta jetësojë Idealin dhe amanetit të dëshmorëve.

Postimi i plotë:

Drenica heroike e dha mesazhin,Drenica heroike e tha fjalën e fundit,Drenica jonë e nisi festën e fitores së madhe,Betohem para jush qytetarë të dashur që do të vazhdoj të jem i juaji, për ju, për të gjithë, në hap me mixhën e dashur Rifat Jashari, në jetësim të Idealit dhe amanetit të dëshmorëve, martirëve, veteranëve, invalidëve e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari.

Faleminderit Skenderaj, Faleminderit Drenica ime!Na priftë e mbara e shihemi të dielën në mbrëmje, në festën e madhe.

idealpërskenderaj #ideal113 #voto113

Share Messenger

Më të lexuarat