Ja si reagojnë banorët teksa dëgjojnë këngën e re të Fifit në BBV (VIDEO)

Share Messenger

“Diell” mban titullin kënga e re e Fifit, të cilën e realizoi gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP, që tashmë ndodhet si ‘demo’ edhe në platformën YouTube.

Ky projekt mbrëmë u lëshua për herë të parë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, teksa ka emocionuar të gjithë banorët.

Disa prej tyre u ngritën menjëherë në këmbë, e kishte prej tyre që e shijuan ulur pranë njëri-tjetrit.

Kënga duket ta ketë ngazëllyer më shumë aktoren Arjola Demiri, e cila në një moment u shfaq duke qajtur.

“Diell” doli në YouTube më 27 nëntor, ndërkohë që vetëm për disa ditë mblodhi mbi 2.5 milionë klikime.

Projekti momentalisht është ndër më të pëlqyerit dhe po dëgjohet ane mbanë trojeve shqiptare.

Fifi përndryshe u largua nga BBV javë më parë për shkak se i duhej të kujdeset më shumë për veten.

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Share Messenger

Më të lexuarat