Ja si i quan Milaim Zeka, Frashër Krasniqin e Dardan Molliqajn

Share Messenger

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, parti që është pjesë e koalicionit PAN, ka folur, për siç ka thënë, retorikën e deputetëve të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj dhe Frashër Krasniqi.

Zeka, Molliqajn dhe Krasniqin i ka quajtur “tulla politike”.

Më tej ai ka thënë: “Tani që është bërë modë të shahet lufta e UÇK-së, për interesa politike, le t’i durojnë Dardanin e Frashërin, ata që i gatuan dhe i poqën në furrat e tyre”.
Paraprakisht Zeka ka thënë se dikur, sa ishte në gazetari, kishte shkruar se Vetëvendosje është krijuar nga SHIK dhe Kadri Veseli.

Ky është postimi i Zekës:
“Po me “pelqen” retorike e Dardan Molliqajt, dhe Frasher Krasniqit
Kur pata shkru para disa viteve se VV ishte krijuar nga SHIK-u dhe Kadri Veseli, por qe kishte dale jashte kontrollit, askush nga ish shoket e mi nuk u mor me kete teme.
Kur pata shkru qe krere te VV-se, kane futur para me valixhe, ne te zeze, nga Gjermania, Zvicera, Amerika, e sidomos nga Turqia, prap nuk u ba teme.
Tani qe u ba mode me e sha luften e UÇK – se per interesa politike, le ta durojne Dardanin dhe Frasherin, ata qe i gatuan, dhe qe i poqen ne furrat e tyre.
Tullen nuk e pjeke ne asnje temperature, poqese dheu nuk eshte i mire! Kur i kam lexu dje keto dy tullat e politikes (Dardanin dhe Frasherin) thash me vete: “Lum” na qe i kemi. E dridhen Beogradin. Vuçiqi gjithe naten nuk ka fjetur. I dridhen ambasadat e vendeve perendimore. E dridhen edhe Gjykaten Speciale, edhe Asociacionin, edhe Malin e Zi per punen e demarkacionit…
Une e kisha propozu Dardanin per Kryeminister, ndersa Frasherin minister te Mosgjunjezimit para Listes Serbe, se perndryshe “keq” e kemi punen!!!”.

Share Messenger

Më të lexuarat