Ja sa raste aktive janë vetëm në Prishtinë nga Koronavirusi

Share Messenger

187 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar të hënën në Kosovë. Numri total i personave të prekur me koronavirus në vend ka shkuar në 5118, nga të cilat, 2640 janë aktive. Si pasojë e infektimit me virusin, 108 persona kanë vdekur

Nga këto raste, me shifrat më të lartë shqetësuese, prin Komuna e Prishtinës më 92 të infektuar.

Me rastet që u konfirmuan mbrëmjen e së hënës, komuna e Prishtinës tashmë ka 1 mijë e 171 raste aktive me koronavirus.

Ndërkohë, raste të reja u shënuan të hënën edhe në komunat tjera të vendit.

Pas Pirshtinës ishin Peja dhe Gjakova me nga 12 raste, duke pasuar me Lipjanin 11 raste e Drenasin 8 raste.

”Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 92 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Istog, Mitrovicë e Veriut, Rahovec dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndërkaq të hënën IKSHPK njoftoi edhe për 6 raste të vdekjes nga koronavirusi.

Numri total i personave të prekur me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 5 mijë e 118.

“Numri total i rasteve pozitive është 5.118 raste nga 28.640 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 108 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në raportin e IKSHPK’së.

Numri i të shëruarve ka shkuar në 2 mijë e 370 ndërkaq numri i rasteve aktive 2 mijë e 640.

“Sot më 13 korrik 2020, janë shëruar 103 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.370 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.640”, thekson IKSHPK.

Ndërkohë, nga 13 marsi kur u shfaqen rastet e para me koronavirus në Kosovë, 108 persona kanë vdekur si pasojë e virusit.

Share Messenger

Më të lexuarat