Ja sa milionë euro fituan klubet e Shqipërisë nga shitjet e lojtarëve këtë vit (FOTO)

Share Messenger

Skuadrat e kampionatit shqiptar vitet e fundit kanë qenë shumë aktive në eksportimin e lojtarëve në ligat e ndryshme evropiane.

Nëse disa vite me parë ka ndodhur vetëm një transfer tashmë kanë ndryshuar gjërat, skuadrat e kategorisë superiore pothuajse çdo vit po shesin lojtarë me shifra të kënaqshme shkruan Gazeta Blic.

E shitja më e madhe këtë vit ka ardhur nga skuadra nënkampione e Shqipërisë, Skënderbeu, skuadra nga Korça pasi dy vite me parë shiti Beranard Berishën  e Peter Olayinkën kësaj radhe ka goditur përsëri në shenjë duke e shitur kosovarin Lirdon Latifi.

Ish futbollisti i Prishtinës është transferuar tek klubi hungarez FC Puskas, ky klub ka paguar 930 mijë euro për reprezentuesin e Shqipërisë.

Shitja e dytë e madhe është sulmuesi i Tiranës, Maraville, afrikani bëri kalimin më bombastik të merkatos duke u transferuar tek skuadra e La Ligës spanjolle Getafe.

Maraveille i kushtoi klubit nga Spanja 400 mijë euro

Po ashtu edhe Partizani bëri pazar në merkato, “Demat” shitën ish mesfushorin e Ferizajit, Ylber Ramadani në Danimarkë, reprezentuesi i Shqipërisë U21, u transferua tek skuadra e panjohur Velje për 200 mijë euro.

 

I fundit që u largua nga kampionati i Shqipërisë ishte Elvi Berisha, talenti shqiptar edhe ky kaloi në La Ligën spanjolle,  Berisha u transferua tek Leganes për 90 mijë euro.

Share Messenger

Më të lexuarat