Ja pse Putin është i fuqishem, fuqia e tij rrjedh nga tri burime!

Share Messenger

Në serinë “Dekodimi i Rusisë”, CNN përpiqet të shpjegojë pse presidenti rus Vladimir Putin është personalitet i fuqishëm politik.

Siç thuhet, fuqia e tij rrjedh nga tri burime – fuqia e kibernetikës, fuqia ushtarake dhe kulti i personalitetit, gjë e cila zgjeron rrjetin e ndikimit.

“Edhe pse Moska hedh poshtë se hakerët e saj kanë marrë pjesë në formimin e rezultateve të zgjedhjeve për presidentin amerikan, ajo është nën akuzat se ka shkaktuar pengesa në proceset zgjedhore në Estoni dhe Ukrainë”, thuhet në serinë “Dekodimi i Rusisë”.

Po ashtu, theksohet se fuqia enorme e hakimit të Rusisë, fuqia e shtetit dhe kriminaliteti i përhapur nuk janë risi, por të gjitha këto kanë rrënjët nga Bashkimi Sovjetik.

Si faktor tjetër i fuqisë së Putinit përmendet edhe ushtria e fuqishme, transmeton KosovaPress.

“Ajo është nën kontrollin e Putin. Shumë prej kësaj, përfshirë edhe bombat nukleare janë trashëgimi sovjetike dhe Putin shpenzon sasi të madhe parash për modernizim. Megjithatë, ekspertët thonë se armët konvencionale ruse kanë mundësi të limituar për të krijuar fuqinë ushtarake larg kufijve të tyre”, thekson  CNN.

Fuqia e Putinit fshihet edhe në popullaritetin e tij të pabesueshëm, gjë e cila sipas CNN vjen pasi që shumica e rusëve dëshirojnë që vendi i tyre të ketë ndikim më të madh në ngjarjet botërore, pas aksioneve në Ukrainë dhe Siri.

Sipas CNN, Putin përfiton edhe për shkak të sistemit politik në Rusi, si dhe nga  mediat, ku ekziston zero-tolerancë në kritikat ndaj liderit.

Share Messenger

Më të lexuarat