BE-ja pritet t’i ndajë 30 miliardë euro për vendet e Ballkanit

Share Messenger

Këshilli Evropian njofton se do t’i ndajë 30 miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit, plani ekonomik dhe investimeve të BE-së për këto vendet është i fokusuar në nxitjen e rimëkëmbjes ekonomike afatgjate dhe mbështetjen e bashkëpunimit rajonal.

“BE-ja dhe Ballkani Perëndimor ndajnë të njëjtën përgjegjësi për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët më të mirë”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, në kuadër të këtyre fondeve, për periudhën 2021-2027 janë të parapara 9 miliardë euro grante për para integrim.
Ndryshe, BE-ja është partneri kryesor për tregti dhe investime në vendet e Ballkanit me 69 për qind të totalit.

Share Messenger

Më të lexuarat