Ja kush ja paguan shpenzimet Anxhelina Hadërgjonajt për jetën luksoze në Amerikë (Foto)

13 Shares Share Messenger

Prej vitesh larg Shqipërisë, Anxhelina Hadërgjonaj tashmë ka krijuar një jetë të re në Amerikë.


Siç shihet edhe nga postimet e këngëtares në Instagram, Anxhelina duket se bën një jetë luksoze, me festa e pushime, por kush ja paguan shpenzimet?

Përgjigjen e kësaj pyetje na i tregon vetë Anxhelina e cila në një intervistë për “Thumb”, u shpreh: “Për momentin mami është burimi kryesor. Të gjithë kur shohim njerëz të tillë në Instagram, themi “ua, çfarë jete”, por edhe ne kemi ato  vëshhtirësitë.

Në Instagram paraqesim momentet më të mira, më të lumtura që dukemi më mirë, por nuk është gjithmonë ashtu normalisht”.

“Mami përditë më kërkon të gjej punë. Në 5 të mëngjesit, më thotë çfarë do bësh sot? Unë i them planet e mia, jam e zënë, ndërsa mami ma përsërit “gjej punë, gjej punë…” Puna ime është kjo”, përfundoi Anxhelina.

Share Messenger

Më të lexuarat