Ja çfarë bëra për të shkuar te Barcelona… Messi nuk është nga kjo botë

Share Messenger

Brenda 18 muajve, Ousmane Dembele ka kaluar nga stoli i Rennes te blerja e dytë më e shtrenjtë e historisë së futbollit. Barcelona e mori nga Borussia Dortmund, për 105 milionë euro, plus bonuse. Një marrëveshje që u arrit pasi futbollisti zgjodhi të bojkotonte stërvitjen dhe vendosi me forcë të kundërshtonte vendimin e drejtuesve të Borussia për ta mbajtur në skuadër. Futbollisti francez i tregon të gjitha në një intervistë për gazetën katalanase “Sport”.

“Unë nuk jam Neymar. Ai është një futbollist i madh, plot me klas, një nga më të mirët e planetit”.

Ai ka folur edhe për super yllin e Barcelones Messi , ku për të cilin ka thënë se Messi nuk është nga Kjo Botë.

“Messi nuk është nga kjo bote, ai eshte lojtari me i mire në histori” ka thënë Dembele.

“Isha i qetë, – shpjegon Dembele. – Çështja kishte të bënte me bisedimet mes klubeve. E dija që duhet të bëja durim. Vendosa të mos shkoja më te stërvitjet e Borussia Dortmund. Nuk doja të shkoja. Gjeta një justifikim vetëm për të mos u kthyer në klub. Nëse nuk do të kishte shkruar mirë dhe nuk do të kisha bërë gjithçka për të firmosur me Barcelonën, sot do të ishte shumë i trishtuar që nuk do të luaja në “Camp Nou”.

Dembele was in action at the Nou Camp for the first time since joining from Borussia Dortmund
Për askënd nuk është e lehtë të zëvendësojë Neymar, por Dembele i ka idetë e qarta për këtë pikë: “Nuk mendoj se do të më kërkojnë të njëjtat gjëra që bënte Neymar. Ai është një futbollist i madh, plot me klas, një nga më të mirët e planetit. Unë jam i ri dhe jam për të mësuar dhe të bëj maksimumin për Barcelonën. Objektivi im i parë do të jetë të integrohem në grup dhe më pas të përpiqem të fitojë sa më shumë tituj të mundur me shokët e mi.”

In fairness to Dembele, these photos suggest things improved later on for the £96m man
Dembele mund të kalonte në Spanjë edhe gjatë verës së kaluar, por zgjodhi të vazhdonte rritjen në Gjermani. Pasioni i tij për Messi dhe shokët e tij nisi kur ishte 8 vjeç. “Ka dy ndeshje që nuk do t’i harroj kurrë, atë ku Iniesta shënoi në fund ndaj Chelsea duke e kualifikuar Barcelonën për në finale dhe një ndeshje tjetër kundër Arsenal ku ndeshja e parë nuk ishte shkuar mirë, por në takimin e kthimit Barça u tregua thjesht fantastike dhe Messi shënoi katër gola.”

Share Messenger

Më të lexuarat